Plas sherri për shezlongët në Shëngjin, goditet me lopatë pronari i një biznesi

Një incident ka ndodhur të dielën në Shëngjin. Mësohet se dy persona janë përplasur fizikisht për ndarjen e hapësirës publike në bregdet. Mësohet se një prej personave të përfshirë i kanë qëlluar me lopatë pas kokës. I lënduari ka përfunduar në spital. Detajet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.