Është arrestuar një person në Vlorë. 36-vjeçari është arrestuar për shkak të një plagosje me armë zjarri që kishte ndodhur më 8 prill.
E.Sh dyshohet të jetë një nga autorët në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.
Të arrestuarit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Top Channel.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.