Plagosje e trefishtë në një lokal në Tiranë/ Ngjarja e rëndë për konflikte punësimi, autori arratiset nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku tre persona janë plagosur me thikë nga një 40-vjeçar.
Altin Mergjushi ka goditur V. Rr. në zemër, 64 vjeç, R. Rr. në dorë, 40 vjeç dhe M. M. 47, në kurriz. Sipas informacioneve, V. Rr. ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ai është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen.

Sipas gazetares, Dorjana Bezat, autori Altin Mergjushi njihet në zonë si përdorues lëndësh narkotike.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për konflikte punësimi, ku autori ka qenë i punësuar në biznesin e të plagosurve.
“Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.