Një market në Kumanovë është plaçkitur mëngjesin e sotëm, ndërsa autori i veprës është larguar duke marrë me vete disa produkte.
“Me datë 29.11.2021 në ora 07.00 në SPB Kumanovë, D.P. (46) nga Kumanova ka raportuar se në marketin e tij në rrugën “425” në Kumanovë një person ka hyrë me dhunë dhe ka marrë disa produkte”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë.
Nga SPB-Kumanovë shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.