Plaçkitet depoja policore në Ohër, mungojnë lotsjellësit dhe shok bombat

Nga magazina e policisë në Ohër janë grabitur lotsjellësit, shok bombat dhe gjëra të tjera.

Zëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski e vërtetoi rastin e grabitjes së policisë.

“Në SPB Ohër dje në ora 12:30 është denoncuar grabitje e rëndë nga magazina ndihmëse e SPB Ohër që ndodhet në kazermën e vjetër nga ku janë marrë lotsjellës, shok bomba dhe gjëra të tjera”, u shpreh Dimoski.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.