Pjesëtari i Grupit të Kumanovës do të botojë librin që e ka shkruar në burg

Pjesëtari i Grupit të Kumanovës, Demë Shehu, ka paralajmëruar botimin e shpejtë të librit të shkruar në burg. Libri do të titullohet “Të jetosh në mes të dritës dhe errësirës”, shkruan Gazeta Lajm, kurse Shehu ka paralajmëruar mbarimin e tij deri në fund të kësaj jave.

“Përshëndetje për ju miq.
Desha t’iu njoftoj se,së shpejti do ta keni në dorën tuaj një libër,të cilin e kam shkruar brenda qelive të këtij kazamati.
Deri në fundjavë e mbaroj kapitullin e fundit dhe besoj se për pak kohe do të botohet. Libri do të titullohet: “Të jetosh në mes të dritës dhe errësirës”, ka njoftuar Demë Shehu.