Pivovarov: Do të kemi modernizim të terminaleve doganore

Vlladimir Pivovarov, Koordinatori Kombëtar për menaxhm të integruar të kufijve në Programin 200, tha se shumë shpejt do të kemi modernizim të terminaleve doganor me donacion të KE-së dhe me këtë do të kemi lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave.
“…po, gjithashtu edhe nga ana tjetër ne tashmë kemi projekt që funksionon, mendoj se në këtë moment të dyja vendet do të kenë detyrë më të lehtë dhe situatë më të lehtë që ta bëjnë atë marrëveshje bashkëpunimi dhe vendosja do të jetë vetëm operacionalizim”.

“Me sa e di unë se në këto projekte kufitare do të vijë deri te modernizimi i terminalit doganor me donacion të KE-së, besoj se edhe nga ana tjetër dhe besoj se me këtë projekt do të kemi lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, më pas duke e mbajtur komponentin e sigurisë dhe atë ligjor që është bazë në të gjitha strategjitë nacionale, në të gjitha vendet anëtare të BE-së”, tha Pivarov.
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen në mes RMV-së dhe Shqipërisë për kontroll të përbashkët kufitar dhe doganor (One Stop Shop), ai tha se është e lehtë të nënshkruhen memorandume, por të njëjtit duhet të zbatohen.