Një 27 vjeçar nga Lezha i identifikuar si Bledar Lufi i dha fund jetës duke pirë helm. Lajmin e konfirmoi edhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, përmendi mes të tjerash vdekjen tragjike të 27 vjeçarit.
Newsbomb.al mëson se Bledar Lufi, i cili i dha fund jetës duke pirë helm vdekjeprurës ishte me profesion pedagog. Lufi ishte pjesë e stafit pedagogjik pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Lajmin për vdekjen tragjike të Bledar Lufit e konfirmon edhe pedagogia Erisa Mane. Kjo e fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet e tronditur për humbjen e kolegut dhe mikut të saj.
Po ashtu studentë të Universitetit të Mjkekësisë janë shprehur për newsbomb.al se janë tronditur nga lajmi për pedagogun e tyre, pasi e njihnin si njeri pozitiv dhe me plot energji.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 27 vjeçarin të marrë aktin fatal për jetën.