Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

Shkruan: Adnan Azizi

Pushteti në ikje po pisket pa ndërprerë vetëm për dy arsye. E para për të mbrojtur pushtetin, sepse u mësuan për 22 vite të pasurohen në emër të popullit. Dhe arsyeja e dytë e piskamave të egra është se pushteti u duhet për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin që e kanë bërë për dy dekada me radhë!

Imagjinoni po piskasin në emër të legjitimitetit të qytetarëve shqiptarë, a për 22 vite e boshatisën vendin duke i dëbuar shqiptarët në mërgim. A për të mbijetuar politikisht dhe për të mbetur në pushtet u shndërruan në “Front multietnik”.

Se sa jeni shqiptarë ju të Frontit e tregon fakti se lideri juaj, për 22 vite në pushtet, ende nuk ka kanalizim në fshatin e tij në Zajaz, por ama kullat personale i ka të shumta! E pas kësaj, a ka nevojë të flasim për politika më të mëdha, sigurisht se jo, sepse duke e lënë popullin në mjerrim, vidhni, e vjedhjen e maskoni me “Europë”!

Tash është e qartë se legjitmitetin e votës shqiptare e ka VLEN-i. Kësaj radhe u demaskuat se në çdo cikel zgjedhor, keni deformuar vullnetin e popullit me vjedhje, kërcënim, shantazh dhe blerje votash, e më pas edhe vjedhje 2 – 3 deputetësh.

Që skeni legjitimitet shqiptar, e dëshmon edhe fakti se liderët dhe funksionarët e Frontit, keni humbur në muhallat e juaja!
Por, fatkeqësisht për ju, e fatmirësisht për qytetarët, tashmë koha juaj mbaroi. Po nis një epokë e re, e cila do të mbahet mend si epoka e demaskimit dhe përballjes me fakte dhe përgjegjësi.

Ju e dini shumë mirë se u ka ardhur fundi dhe edhe këtyre ditëve, po zhvatni me të madhe arkat e instituioneve, duke shpallur tenderë dhe furnizime publike për gjëra të panevojshme. A nga ana tjetët po qani për pushtet, siç thotë populli, si “Vllainka Zajazi”. Por, ju kuptojmë se nuk e keni lehtë, se e dini se çkeni bërë, andaj po çitni shqelmat e fundit, si Kali para se të ngordh!