Piranjat sjellin historinë e heroit shqiptar që mbrojti bustin e Skënderbeut në mes të Shkupit

Emisioni Piranjat, që drejtohet nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara të cilët sjellin tek shikuesit tema të ndryshme që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë, këtë herë kanë përgatitur një histori të shkurtër për personin i cili mbrojti bustin e Skënderbeut në mes të Shkupit, shkruan Pa Censurë. Kjo histori ka të bëjë me personin që shumë prej nesh e njohim tashmë, i cili është Cufi Koka nga Shkupi.

Kur u mbajtën protestat kundër propozimit francez më 5 korrik të këtij viti, protestuesit maqedonas u zhvendosën nga qendra e qytetit për në çarshi, lagje e cila është e banuar krejtësisht me shqiptar. Protestuesit maqedonas provokuan shqiptarët nga sheshi Skënderbeu dhe kështu eskaloi situata duke gjuajtur me gurë dhe shishe prej xhami, shkruan Pa Censurë. Cufi Koka për këtë thotë se ishte një provokim-inskenim ku në fund do t’ia lenin fajin shqiptarve sepse sipas tij, ata ishin mësuar me protestat ku gjithmonë pala tjeter janë munduar që t’u hedhin fajin shqiptarëve.

Cufi Koka ishte ai i cili u qëndroi përballë protestuesve maqedonas për disa minuta dhe kur i ka parë protestuesit të vërsuelishin drejt çarshisë, ai kishte nxjerrur armën dhe ka gjuajtur disa herë në ajër. Pas kësaj kishin ardhur edhe njësia speciale të cilët në vend që ti ndalonin protestuesit, kanë vazhduar direkt tek shqiptarët dhe kështu e kanë arrestuar personin në fjalë. Koka tregoi se si i kanë caktuar masat e paraburgimit dhe në fund është përballur me dënimin me 4 muaj burgim për armëmbajtje, por të cilën ai e kishte me leje dhe nuk e kishte përdorur asnjëherë më parë, shkruan Pa Censurë. Ai tha se policia nuk e kanë marrë parasysh momentet e vështira me të cilat u përball ai dhe grupi i vogël i shqiptarëve që ishin përkrah tij./Pa Censurë
Për të dëgjuar rrëfimin e plotë të Cufi Kokës, ndiqni videon më poshtë: