Piloti i zemëruar me gruan e godet shtëpinë e tij me aeroplan

Një pilot i zemëruar me gruan, me siguri me qëllim e ka goditur shtëpinë e tij me aeroplan, disa orë më parë ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar.

Piloti i një aeroplani të vogël ka pësuar pasi me fluturake, të cilën e drejtonte e ka goditur shtëpinë e vet në afërsi të hyrjes në Kanionin Payson në Utah.

Incidenti i pazakonshëm ndodhi natën e kaluar rreth orës 2:30 sipas kohës lokale, dhe mediet lokale transmetojnë se dy anëtarë të familjes, bashkëshortja dhe fëmija, të cilët në atë moment ishin në shtëpi kanë shpëtuar pa lëndime, transmeton AP.