Pilotët e Forcës Ajrore po trajnohen nga ekspertët e Gardës së New Jersey-it për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk”


Pilotët e Forcës Ajrore po trajnohen nga ekspertët e Gardës së New Jersey-it për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk”, që së shpejti do të jenë pjesë e infrastrukturës së modernizuar të FA.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Haki Çako, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes, vizitoi Gardën Kombëtare Ushatarake të New Jersey, në Lawrenceville në New Jersey dhe fluturoi në një prej helikopterëve UH-72 të ushtrisë amerikane me Batalionin 1-224 të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Helikopteri pilotohej nga një pilot shqiptar dhe një pilot i Gardës së New Jersey. Ky fluturim e njohu drejtorin Çako me aftësitë e helikopterit si dhe pajisjet e tij në bord, të cilat mund të përdoren gjatë fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Vizita u bë e mundur nëpërmjet programit të partneritetit midis New Jersey dhe Shqipërisë, një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë, Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe New Jersey.

??️ | Haki Çako, the General Director of the Directorate of Civil Emergencies at the Albanian Ministry of Defense, visited the New Jersey National Guard (NJNG), in Lawrenceville, New Jersey and flew on a U.S. Army UH-72 Lakota with the 1-224th Security and Support Battalion. The aircraft was piloted by an Albanian Aviator and a pilot from the NJNG. The flight familiarized Director Çako with the helicopter’s capabilities as well as the onboard equipment that can be employed during natural or man-made disasters. This visit was possible through the New Jersey-Albanian State Partnership Program, a bilateral affairs agreement between Albania, the U.S. Department of Defense (DoD) and New Jersey.