“Pikun e kemi kaluar”/ infektologu shqiptar zbulon pse disa ditë ka shumë raste të reja

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero thotë se piku i koronavirusit në Shqipëri është arritur në fund të marsit dhe në fillim të prillit.

Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” Pipero tha se në gjykimin e tij, kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe sipas tij është nën kontroll.

“Unë besoj se kemi të bëjmë me një ecuri shumë të butë të epidemisë, dhe totalisht nën kontroll. Nëse do të pyesim si është kurba dhe grafiku. Grafiku është tjetër gjë dhe kurba tjetër gjë. Në opinionin tim ne e kemi kaluar atë që do e quanim pik. Ne e kemi kaluar atë fazës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, ku kishim 13 raste në ditë të shtruar në spital”, u shpreh Pipero.

Ai shtoi numri i tamponeve është i lartë dhe ata gjurmojnë kontaktet e afërta. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe disa ditë më pak.

“Numri i tamponëve, që në opinionin tim është e lartë, kjo për arsye se ne gjurmojnë kontakte e afërta. Kjo është arsyeja që disa ditë kemi shumë raste dhe më pas nuk kemi. Në këtë aspekt ndodhin këto”, u shpreh Pipero.