“Pi*këllim e br*itma njerëzish”, dëshmitarët flasin për tra*gjedinë në Tetovë

Qytetarët e Tetovës janë të tr*onditur shp*ërthimi dhe dj*egia në Kovid-Qendrën në Tetovë. Dëshmitarët thonë se ka pasur br*itma të mëdha njerëzish, ndërkaq shtojnë se flakët kanë shp*ërthyer shumë shpejtë. Qytetarët thonë se në vendin e ngjarjes për rreth 10 minuta kanë qenë prezent edhe zj*arrfikësit, por fatkeqësisht zj*arri ka shkrumbuar godinën për shumë pak kohë.

“Jam shumë i tr*onditur! Nuk e di deri ku do të shkojë, ky shtet si do të funksionojë kështu. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Unë jam mysafir jam këtu në pushim. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Kjo është ska*ndal!”, thotë një mërgimtar nga Tetova.

“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, çfarë ishte…Nuk i dhashë rëndësi, thash fëmijët janë. Kur pas 10 minutave dëgjova se është dj*egur spitali. Zjarr i madh. Br*itma të mëdha kanë qenë, tra*gjedi. Pas 10 minutave a kishte vetura të zj*arrfikësve? Po po kishte”, thotë një qytetarë i Tetovës.

“Me sy kur erdha unë vetëm fl*akën e pashë, tymin. Prej nga ura poshtë e pash tymin. Dmth shumë tym, shunë lartë, dmth edhe era vinte deri poshtë. 30 metra lartë zj*arri. Katastrofë ka qenë, ulërime e madhe pikëllim e madhe”, tha një dëshmitar.