Zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhanë rezultate të ngushta mes partive politike, gjë që do t’i vështirësojë negociatat për formimin e shumicës së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe formimin e qeverisë. Në bazë të Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast Lidhjes Social Demokrate (LSDM) e cila ka siguruar 46 ulëse. Që LSDM të formojë shumicë prej 61 deputetëve, asaj i duhen edhe 15 deputetë, pra detyrimisht do të duhet të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që ka 15 deputetë, e cila në fushatë doli me kërkesën për kryeministër shqiptar. Në të kundërtën do të ketë dy mundësi të tjera që për analistin politik, Albert Musliu i cili mbetet skeptik ndaj opsioneve të tjera.
Por i pyetur se cilat janë pikat që mund t’i afrojë Ahmetin dhe Zaevin, (për të krijuar qeveri), pas një fushate kundër njëri tjetrit gjatë zgjedhjeve? Musliu thotë se në plan të parë janë numrat dhe pastaj interesat.