Një pijetore në Irlandë ka vendosur të tarifojë klientët e saj çdo herë që përmendin fjalën “Covid”.
Ata vendosën një filxhan plastik në lokal, në të cilin klientët duhet të vendosin dy euro sa herë që përmendin fjalën Covid.
Menaxheri i Alt Bar, Christopher Moore, ka thënë se në këtë mënyrë deri më tani janë grumbulluar 280 euro dhe se të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen spitalit lokal në Donegal.
“Ndërsa i shërbejmë mysafirëve dhe qëndrojmë në tryezën e tyre, dëgjojmë bisedat e tyre dhe e dimë se për çfarë po flasin të gjithë. Çfarëdo që fillojmë të flasim, tema është gjithmonë historia e virusit. Ne donim të ndryshonim atmosferën dhe t’i inkurajonim njerëzit që të flasim për gjëra të zakonshme”, deklaroi Moore.
“Gjithçka filloi si argëtim dhe u kthye në një mënyrë të shkëlqyer për të mbledhur fonde për të sëmurët. Ne po mbledhim para për të ndihmuar spitalin e Donegal dhe çdo donacion do të ndihmojë”, shtoi ai.
Moore tregoi se të ftuarit tani po përpiqen të “mashtrojnë” miqtë e tyre, ndaj është bërë edhe lojë edhe festë.