Piero Scutari një arbëresh që promovon vlerat shqiptare në Bashkimin Europian

Piero Scutari është arbëreshi që promovon vlerën e paqes në Bashkimin Europian. Familja e tij është nga San Constantino Albanese, një komunë arbëreshe me rreth 700 banorë, i pozicionuar mes maleve të Basilicata-s.

Familja Scutari e ka në traditë të saj angazhimin në politikë. Donato Scutari, ka qenë deputet dhe senator i Republikës Italiane. Kushëriri i tij Nicholas Scutari, ka qenë senator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Piero është president i Sekretariatit të Deklaratës së Brukselit “Përkushtimi për Paqen”, nënshkruar në Parlamentin Evropian më 28 nëntor 2011 në Bruksel, një projekt që synon promovimin e vlerave e paqes në institucione dhe shoqërinë civile.

I pyetur për në intervistë në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit në BE, Scutari e ka vlerësuar pozitivisht progresin e saj dhe ka thënë se: “Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi është i vetmi vend që rrethohet nga bashkëkombas, dhe ka miliona shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut, por në vende fqinje.