Agjencia Federale e Turizmit të Rusisë (Rosturizm) ka lëshuar rekomandim për kompanitë turistike që të pezullojnë shitjen e aranzhmaneve turistike për vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë.
“Ne rekomandojmë që operatorët rusë të ndalojnë shitjen e udhëtimeve në vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë, përfshirë Karaibet”, thuhet në njoftim.
Rostourism ka këshilluar qytetarët rusë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit për turizëm ose biznes që të mos vizitojnë vendet që vendosin sanksione ose kufizime ndaj Rusisë.
Rreth 40 vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj ndaj Ukrainës ndërsa Rusia i është përgjigjur kësaj praktike duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për ato vende./Anadolu Agency/