Tërmeti shkatërrimtar që goditi sot Turqinë dhe Sirinë ka lënë pas më shumë se 2300 viktima. Mes personave të pafat është edhe Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor në Ligën e Parë turke.
28-vjeçari u gjet nën rrënoja, teksa bashkëshortja e tij u shpëtua nga emergjencat civile. Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyup Turkaslan .
“I dhashë skuadrës dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë lojtarë nuk ishin në Malatya. Aty ishte vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan. I shpëtuan gruan. Jam i shkatërruar”, tha trajneri Vural.