Petrushevski: Derisa ishin pjesë e qeverisë, BDI u pajtua që të hiqej balansuesi, tani vetëm po kërkojnë arsye për destabilizim, janë të lexuar


BDI, si pjesë e qeverisë në vitin 2023, mori pjesë në përgatitjen e Strategjisë për Reforma në Administratë 2023–2030, ku u evidentua se balansuesi kishte shumë keqpërdorime dhe se duhej të hiqej. BDI e pranoi heqjen e balansuesit nga pozita e pushtetit dhe atëherë nuk thirrën protesta, sepse ishin të përqendruar në tendera të dyshimtë dhe në lojën e futbollit nëpër zyra, tha në një konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski.

Nga pozita e opozitës, tani funksionarët e korruptuar të BDI-së nuk mund të manipulojnë me tendera dhe atëherë fillojnë të keqpërdorin çështjet etnike me qëllim destabilizimin.

BDI po kërkon vetëm arsye për destabilizim sepse kanë frikë se funksionarët e tyre, të cilët për 20 vjet e kanë vjedhur shtetin, do të përballen me përgjegjësi. Ndërkohë që funksionarët e BDI-së për 20 vjet kanë plaçkitur shtetin, duke shfrytëzuar temat etnike, qindra mijëra bashkëqytetarë tanë kanë lënë shtetin për shkak të këtyre politikave të këqija. BDI është një libër i lexuar dhe askush më nuk u beson atyre.

Edhe Komisioni Evropian ka evidentuar se balansuesi është keqpërdorur dhe se duhet të hiqet. Atëherë BDI heshti, për të vjedhur.