Zëvendësministrja plotësuese në MPB, Slavjanka Petrovska në intervistë për emisionin ‘360 gradë’ tha se ministri Çulev mori paralajmërim nga autoritet italiane se publikimi i informacioneve në opinion për aksionin që vijon është joadekuat”.
“Me publikimin e informacioneve dhe njoftimin se bëhet fjalë për aksion të madh nga ana e ministrit Çulev, janë njoftuar edhe strukturat që nuk duhet të njoftohen”, thotë Petrovska.
Sipas saj, pasoja më të mëdha për aksionin ka pasur Bosnja dhe Hercegovina, ku njësoj si në Maqedoni, është ndjekur dhe kontrolluar dërgesa e kokainës.
“Dhe në fund, për shkak se aksioni është zbuluar, nuk është arritur efekti i dëshiruar , përkatësisht ajo që autoritetet italiane kanë pritur të ndodhë”, tha Petrovska.