Petrovska për krizën Ukrainë – Rusi: Do t’i riafirmojmë pozicionet tona për zgjidhje të qetë të krizës

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, deklaroi se qëllimi i takimit të sotëm është të riafirmohet uniteti i NATO-s, t’i jepet mundësia dialogut në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të potencohet mbështetja për integritetin dhe sovranitetin e plotë të Ukrainës.

Sipas saj, deri në fund duhet t’i jepet mundësia zgjidhjes diplomatike për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa deklaratat politike janë vetëm një hap larg deeskalimit, por duhet të shihet edhe lëvizjet në terren për atë qëllim.

“Ky takim mbahet në një periudhë të rëndësishme edhe për sigurinë evropiane edhe për sigurinë e sferës euroatlantike. Do t’i riafirmojmë pozicionet tona për zgjidhje të qetë të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës, I japim mundësinë e fundit dialogut për zgjidhje diplomatike. Do ta konfirmojmë unitetin e të gjitha vendeve-anëtare të Aleancës, si dhe sigurisë së tyre”, tha Petrovska.
Petrovska, në përgjigje për MIA-në nga Brukseli, tha se nuk ka kërcënime për sigurinë e shtetit tonë, dhe se institucionet në kompetenca të veta janë të përgatitura dhe punojnë në atë çështje.