Petrovska në konferencën “Gratë në politikë – gjuhë e urrejtjes, një hije që dekurajon”

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në panel diskutim kushtuar gruas në politikë, në kuadër të konferencës: “Gratë në politikë – gjuhë e urrejtjes, hije që dekurajon” organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe me mbështetjen e UN Ëomen.

Në panel, ministrja ndau përvojën e saj personale, si dhe reagimin e saj ndaj diskriminimit gjinor me të cilin u përball menjëherë pas marrjes së postit të Ministres së Mbrojtjes, mbështetjen e të afërmve të saj dhe mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile.

„Arsyet pse unë jam ende sot si ministre e Mbrojtjes, edhe krahas të gjitha sulmeve me të cilat jam përballur dhe të gjithë ju keni qenë dëshmitarë, është pikërisht mbështetja që kam marrë, para së gjithash nga miqtë e mi, dhe jam veçanërisht e kënaqur me mbështetjen që kam marrë nga organizatat e shoqërisë civile, për të cilat në fakt, atëherë kuptova se e shohin të gjithë këtë. Ata ishin shumë të fortë në mbështetjen e tyre për mua”, tha ministrja.

“Mesazhi im është shumë i qartë: Gjuha e urrejtjes nuk u shërben njerëzve që kanë kapacitetin për të krijuar vepra – ajo u shërben njerëzve që nuk e kanë atë kapacitet dhe që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të demotivojnë dhe duan të ndalojnë ata që synojnë të ndryshojnë botën. për mirë”, tha Petrovska në panel diskutim.

Petrovska inkurajoi të gjitha gratë dhe vajzat, ambicia e të cilave në të ardhmen është politika që të mos u dorëzohen sulmeve dhe diskriminimit gjinor, por të luftojnë me punë, me guxim dhe vendosmëri kundër stereotipeve dhe gjuhës së urrejtjes.

„ Kot nisin luftën kundër cilësdo femër sepse ne jemi këmbëngulëse, por jemi edhe më të forta kur na sulmojnë”, tha ministrja.