Petrovska: “Ka mbërritur ngarkesa e parë me 6 automjete të blinduara të dhuruar nga SHBA”

Projekti “Prokurimi i automjeteve të lehta të blinduara” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deri në fund të vitit presim që të mbërrijnë edhe 27 automjete të tilla, shkruan në rrjetet sociale ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

“Sot mbërriti në portin e Selanikut, Republika e Greqisë, ngarkesa e parë me 6 automjete të blinduara të lehta JLTV në kuadër të projektit “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota”. Ky dërgim paraqet një hap serioz përpara në procesin e modernizimit dhe pajisjes së ushtrisë sipas standardeve të NATO-s dhe do të mbështesë Grupin e Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, i cili është edhe njësia jonë e NATO-s.

Projekti “Prokurimi i automjeteve të blinduara të lehta me rrota” ka filluar në vitin 2019 me lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deri në fund të vitit presim që të mbërrijnë edhe 27 automjete të tjera të tilla”, shkruan Petrovska.