Petrovska: “Asnjë strategji për kërcënime hibride nuk mund të zbatohet plotësisht, nëse nuk marrin pjesë të gjithë aktorët në shtet”

“Vendet tona do të vazhdojnë të përballen me kërcënime dhe sfida edhe nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë të cilët shfrytëzojnë kërcënime hibride të cilët i targetojnë institucionet tona politike, mendimin tonë publik, por para së gjithash sigurinë e qytetarëve tanë. Me një shikim të tillë drejtë së ardhmes, më se e nevojshme është që së pari të fillohet me dekonstruktim të konceptit që të kuptohen metodat dhe ndikimet e tij dhe të ndërtohen mendime dhe vendime adekuate”.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Shkollën Rajonale të Sigurisë 2022, e titulluar “Kërcënimet hibride dhe aktorët politikë në kohë të agresionit ushtarak në Evropë – implikime ndaj sigurisë rajonale”, në organizim të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Uillfred Martens Qendrës për Studime Evropiane nga Brukseli.
Pasqyra bashkëkohore e sigurisë, theksoi Petrovska, karakterizohet me kërcënime komplekse të cilat në thelb janë ndryshuar prej periudhës prej dy dekadave.

“Dhe për këtë shkak është e nevojshme që kuptimi dhe vizioni për mbrojtje të shoqërisë përmes njohjes së spektrit bashkëkohor të kërcënimeve të jetë gjithnjë e më i pranishëm dhe më gjithëpërfshirës. Kërcënimet vijnë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë të cilët gjithnjë e më shumë shfrytëzojnë mekanizma të fuqisë së butë, kjo nënkupton se nuk janë veprime ushtarake, megjithatë janë politike, ekonomike, metoda informative të veprimit dhe të cilat kanë një qëllim të vetëm ndërsa ai është që t’i dobësojë institucionet, ekonomitë por edhe shoqëritë në tërësi dhe me këtë të shkaktojnë rrezikim të sigurisë. Duke e marrë këtë parasysh se kërcënimet bashkëkohore kanë përmbajtje komplekse, vendoset edhe nevoja nga ajo se si do të përgjigjemi në ato kërcënime”, tha Petrovska, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut para pak kohësh e ka miratuar strategjinë për veprim hibrid dhe në masë të madhe ka filluar me zbatimin e saj.

Sipas ministres Petrovska, qëllime të kërcënimeve hibride janë që ta rrezikojnë besimin në demokraci, i dobësojnë institucionet e vendit, krijojnë konflikte të brendshme dhe tensione dhe mund të krijojnë probleme ndërmjet fqinjëve në ndonjë rajon dhe ta dobësojnë besimin në vlerat euro-atlantike të cilat i përfaqësojnë NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Kërcënimet hibride janë sfida më serioze e jetës moderne që jetojmë. Ato janë asimetrike, jokonvencionale dhe nuk kanë një territor specifik dhe zonë strikte në të cilën veprojnë. Ato mund të jenë të aplikueshme për shumë lloje sulmesh, nga prishja e sigurisë së institucioneve dhe sektorit të biznesit e deri te dobësimi i sistemeve mbrojtëse të vendit, dhe natyrisht qytetarët nuk mbeten të pashënjestruar apo të sulmuar nga ky lloj kërcënimi. Dezinformatat nuk janë risi, ato janë pjesë përbërëse e kërcënimeve hibride, por si mjet i ri i veprimit hibrid ato konsiderohen si kërcënim serioz për demokracinë dhe stabilitetin e atij vendi. Dezinformatat nuk janë e drejtë e shprehjes. Ato janë informacione të pasakta të konceptuara mirë që synojnë të krijojnë së paku konfuzion në shoqëri,” tha Petrovska.