Petrov: Shkak i aksidentit të autobusit është një gabim njerëzor dhe hetimet me siguri do të mbyllen


Hetimi për aksidentin e trafikut në autostradën Struma në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar, tha për BTV hetuesi i Shërbimit Hetimor Kombëtar Bullgar Mladen Petrov. Sipas korrespondentit të MIA -së nga Sofja, konkluzioni i hetimeve është se arsyeja e vetme është një gabim njerëzor i shoferit, dhe për shkak se nuk ekziston sjellje fajtore rasti pothuajse do të mbyllet.

Mlladen Petrov ka deklaruar se shkak për këtë situatë dhe aksident është vetëm sjellja e drejtuesit të autobusit nga Maqedonia e Veriut. Janë kontrolluar të gjitha supozimet për praninë e lëngjeve të ndezshme në autobus dhe është konstatuar qartë se nuk ka. Sipas hetuesit, nga hetimet u konstatua se dukshmëria ishte e mirë dhe nuk kishte mjegull.

Edhe ekipi i hetuesve bullgar hedh poshtë versionin se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë shenja. Sipas Petrov, tabelat horizontale rrugore dhe shenjat anësore ishin pak të zbehura, por jo të padukshme.

“Linja e mesme qendrore që ndan korsitë është mjaft e ndritshme dhe sigurisht e dukshme,” tha Petrov.

Në situatën konkrete, drejtimi i autobusit të Besa Trans nga korsia aktive dhe përplasja në gardhin mbrojtës ka sjellë depërtim dhe shkatërrim të elementeve strukturorë, presion në rezervuarin e karburantit dhe ngjeshje të përmbajtjes së tij.

Ai bëri të ditur se tashmë është në pritje të shqyrtimit të opinionit të grupit hetimor, i cili do të bëhet nga prokurorët.

“Duhet të përfshihen viktimat, të afërmit e pasagjerëve të vdekur dhe të mbijetuarit. Mendimi ynë është se nuk ka sjellje fajtore, që është raport shkak-pasojë për këtë rezultat”, tha Petrov, duke theksuar se hetimet me gjasë do të ndërpriten.