Petrov bën thirrje për bllokim të rrugëve dhe grevë në të gjithë Maqedoninë


Duhet të bjerë regjimi i Murtinos, thotë Todor Petrov nga Kongresi Botëror i Maqedonisë para protestës kundër ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se KBM ka ngritur padi penale kundër kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe 80 deputetëve që votuan “për” ndryshime kushtetuese për vepra penale kundër kombit.

“Kërkojmë anulimin e vendimit për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit dhe amnistisë për 27 prillin”, tha Petrov.

Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos jenë statistika në Kuvend. Ai përmendi gjithashtu edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe tha se ai ishte viktimë e persekutimit politik.

Ai bëri thirrje për bllokim të rrugëve të kryqëzuara dhe grevë në të gjithë Maqedoninë.