Petrit Selimi i reagon Grenellit rreth vizave dhe gazit, tregon se nga kush u informua

Petrit Selimi, i cili është drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Mileniumi i Kosovës, ka reaguar pasi i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cilësoi si të pavërteta ato çfarë Selimi kishte shkruar në Twitter.

Selimi kishte shkruar në rrjetin e tij social Twitter, në lidhje me heqjen e vizave nga SHBA duke iu referuar televizionit T7 si dhe Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit i cili ishte poashtu pjesë e delegacionit të Kosovës në Washington.

Ndërsa sa i përket, çështjes së gazit, ai tha se është çështje e cila tashmë është publike.

“Lidhur me postimet për gaz dhe viza, SH.B.A. mbështet diversifikimin e energjisë së Kosovës përmes kompaktit potencial të MCC, ky është një informacion publik: https://www.mcc.gov/news-and-events/release/release-121218-mcc-dec-board-meeting, ndërsa për heqjen e vizave për Kosovën, unë citova mediet e Kosovës T7 & Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të cilët thanë të njëjtën gjë dje”, ka shkruar Selimi në Twitter.

E i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj asaj që ka shkruar Selimit duke i cilësuar si të pavërteta.

Selimi kishte cituar mediat dhe Ministrin e Drejtësisi Selim Selimin duke thënë se ka mundësi që SHBA’të të heqin vizat për kosovarët brenda 45 ditësh.

Ministri Selimi, kishte dhënë dje se një e arritur e madhe për Kosovën ka ndodhur në Washington rreth heqjes së vizave nga SHBA’ja.
“Grenell dhe O’Brien u zotuan se shpejt Kosova do të hyjë në programin e heqjes së vizave të SHBA-së. Ky program është një proces që duhet ta kalojmë”, tha Selimi dje në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi po e demanton Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.