Petliçkovski: Imunizimi me dozën e tretë të vaksinës, fokus i KSI-së

Kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) , Aleksandar Petliçkovski deklaroi sot se institucioni që ai drejton në periudhën e ardhshme do të fokusohet në imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës. Ai me këtë raste theksoi numrin e lartë të të vaksinuarve në Angli, që sipas tij kjo shifër arrin në 65 për qind, derisa tek ne vetëm 5 për qind.

“Për ne është e qartë se duhet të lëvizim drejt dozës së tretë. Nuk flasim për vaksinim sezonal, 4 milion doza, nuk flasim, flasim për dozën e tretë. Anglia të cilën shpesh e marrim si shembull, mbi 65 për qind e popullatës ka marr dozën e tretë. Tek ne ajo përqindje është 5 %. Këtu kemi zbrazëtirë dhe fokusi ynë është që atë zbrazëtirë ta plotësojmë. Në këtë drejtim do të orientohemi, që të stimulojmë, dhe të nxisim vaksinimin me dozën e tretë”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.