Petkov: “Një ditë do të kemi shtet pa loja prapaskenave dhe pa mafia”

Kryeministri bullgar, Kirill Petkov pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së tij në Kuvendin e Bullgarisë, tha se “ky votim është një hap i vogël i një rruge të gjatë”.

“Kisha nderin ta udhëheq këtë Qeveri e cila është mposhtur nga Peevski, Borisov, Sllavi Trifonov dhe Mitrofanova. Besoj se do të vazhdojmë ta mbrojmë shtetin. Një ditë do të kemi shtet pa lojëra prapaskenave dhe pa mafia. Një shtet normal evropian. Kemi bërë gabim në mënyrën me të cilën kemi komunikuar me popullin bullgar por nuik kemi hequr dorë nga asnjë premtim të cilën e kemi dhënë. ”, ka potencuar Petkov, përcjell SHENJA.

Sipas Petkovit asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhë në këtë votim ngase sipas tij marrja e shtetit nuk ndodhë menjëherë.