Petkov: Do të ishte e tmerrshme Shqipëria ta vazhdojë procesin negociues, ndërsa Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë

Kryeministri bullgar në dorëheqje, Kiril Petkov në intervistë për BTV, propozimin e kryesimit francez me Bashkimin Evropian e vlerësoi si jashtëzakonisht të mirë i cili bëri që pozicionet bullgare të bëhen edhe evropiane.

Ajo që tani po ndodhë në Maqedoni të Veriut, thotë Petkov, është për shkak të asaj që ata e kanë mjaft vështirë t’i pranojnë ato pozicione për momentin, por, siç thotë, ata duhet ta bëjnë atë nëse dëshirojnë ta zgjedhin rrugën evropiane.

“Në Maqedoni të Veriut duhet të kuptojnë se nëse dëshirojnë të zhvillohen, rruga evropiane është rruga e vetme për atë shtet”, thotë Petkov.

Sipas tij, do të ishte e tmerrshme që Shqipëria ta vazhdojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut të mbetet jashtë tij.

Ai dha notë 5,50 (nga maksimumi 6, v.j.) për veprimin e diplomacisë bullgare rreth çështjes së Maqedonisë së Veriut. E lavdëroi edhe ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska nga partia e Sllavi Trifunov dhe ekipin e tij të politikës së jashtme për punën rreth kësaj çështjeje.

Duke e komentuar mos suksesin për formim të qeverisë së re thotë se në Bullgari tema e Maqedonisë së Veriut përdoret si mjegull për tërhequr vëmendjen. Sipas Petkovit, me temën e Maqedonisë së Veriut është shpërqendruar vëmendja derisa dikush ka tentuar të marrë mjete të caktuara financiare nga Agjencia për rrugë dhe “Automagjistrale” dhe të shpenzohen shuma të mëdha parash.