Petkov: “Disa nga kërkesat janë shumë të vështira për t’u pranuar nga Maqedonia e Veriut”

Kiril Petkov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Evropian dhe takimin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Pas takimit, ai për mediat tha se disa nga kërkesat që kanë të bëjnë me propozimin francez janë shumë të vështira për t’u pranuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Disa nga kërkesat që kanë të bëjnë me propozimin francez janë shumë të vështira për t’u pranuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Por ajo që është bërë e qartë është se këto nuk janë më vetëm kërkesat e Sofjes, por kërkesat e Evropës. Kjo do të thotë, ne mund të shpjegojmë pse duhet të ndodhin këto gjëra që duam”. Petkov pranoi se kishte pasur shumë bisedime të vështira, por e bëri të qartë se vendimi për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut i takonte Parlamentit bullgar.

“Derisa të ketë një vendim të Parlamentit bullgar, as unë dhe as qeveria nuk do ta ndryshojmë qëndrimin bullgar”, ka përsëritur tezën e tij Petkov.
“Parlamenti bullgar tani duhet të diskutojë dhe të vendosë për tezën. Detyrë e vështirë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila do të duhet të pranojë kërkesat tona për të ecur përpara”, tha kryeministri bullgar./Telegrafi/