Petkoska: “Ku janë 3-4 mijë vendet e punës te fabrika për automjete në Tetovë?


Në seancën e sotme kuvendare, deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Lidija Petkoska parashtroi pyetje se deri ku ka shkuar ndërtimi, përkatësisht hapja e fabrikës për automjete në Tetovë.

“Më 11 gusht, zv.kryeministri Artan Grubi në praninë e gjithë qeverisë paralajmëroi hapjen e një fabrike të re për automjete elektrike në Tetovë, investim multi-milionësh nga Gjermania që do të hapte 3 deri 4 mijë vende pune. Gurëthemeli u hodh më 13 gusht dhe u paralajmërua se në 8 javët e ardhshme do të filloshin punët për ndërtimin e kësaj fabrike”, u shpreh Petkovska.

Ajo shtoi se nuk është hedhur asnjë gurrë në themelin e parcelës për E-GO në Tetovë.

“Te ne, me këtë Qeveri, fjala është e barabartë me asgjë. Përveç kësaj date për hapjen e fabrikës, kemi edhe datën për BE dhe datën për hapjen e bisedimeve”, u shpreh Petkoska.