Peticion drejtuar Labinot Tahirit: Dëshmo që s’ka coronavirus, vizito infektiven pa masa mbrojtëse


Kengëtari i njohur Labinot Tahiri, është bërë i famshem duke deklaruar këto ditë se nuk ekziston virusi COVID-19 dhe se e gjitha është vetem farsë. Kjo deklaratë është bërë e famshme, ndërsa ne momentin kur Labi thot “ska virus”, ai duartrokitet nga shumë njerëz rreth tij, gjatë kohës kur ata po protestonin qe të lejohet mbajtja e dasmave.

Disa qytetarë të ndergjegjshëm dhe te indinjuar nga vala e dytë e coronavirusit që ka goditur Kosovën, kanë krijuar një peticion, nga ku kerkojnë që Labinot Tahiri të vizitoj pacient të infektuar në Kliniken Infektive në QKUK, pa mjete mbrojtese – pasi që vet ka deklaruar se ska virus.

Peticionin mund ta gjeni KETU!

Teksti i plote nga peticioni:

Labinot Tahiri të vizitojë pacientët me COVID-19, pa mjete mbrojtëse (se s’ka virus)

Ka kaluar kohe prej qe jemi njohur me pikepamjet e zotrit Labinot Tahiri rreth te vertetes ndaj virusit COVID-19 qe ka shkaktuar pandemi boterore.

Ne si popull i Republikes se Kosoves qe kemi degjuar mjaftueshem se si “s’ka virus”, “çdo gje eshte rrene e OBSH”, “po dojne me na i ndal dasmat e gezimet familjare”.

Jemi duke u goditur nga vala e dyte e ktij virusi dhe tashme fatkeqsisht kemi humbur jetera.

Pasi ne popullaten e gjere po predikohet nga zotri Labinot Tahiri qe “nuk ekziston” dicka e tille, bejme thirrje publike qe i famshmi i lartpermendur te vizitoje pacientet e infektuar me COVID-19 qe gjenden ne Kliniken Infektive.

Por ne menyre qe te na vertetoje qe nuk ekziston ky virus, zotri Labinot Tahiri kerkohet qe kete vizite per se afermi ta realizoje pa vendosur maske, doresa apo ndonje forme tjeter per mbrojtje nga virusi.