Peshkaqeni shqyen për vdekje turistin rus në Egjipt, dëshmitarët kapin momentin dramatik

Një burrë rus ka vdekur pasi është shqyer nga një peshkaqen në një nga vendpushimet e Egjiptit në Detin e Kuq, me një video shqetësuese të marrë nga plazhi që duket se e tregon momentin e sulmit.

Shtetasi rus 23-vjeçar kishte shkuar duke notuar në ujërat jashtë resortit të tij pranë qytetit të Hurghada, kur një peshkaqen doli nën ujë dhe e kapi atë, raportojnë mediat e huaja.

Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare, duke njoftuar se do të qëndrojë jashtë kufijve deri të dielën.

Zyrtarët nga Konsullata Ruse në Hurghada e identifikuan burrin si shtetas rus, por nuk dhanë emrin e tij.

Një video gati një minutëshe që duket të jetë e sulmit brutal të peshkaqenit tregon njeriun duke u tërhequr papritur në ujë.