Peshevski paralajmëron bllokim të fabrikave dhe institucioneve: “Nuk kemi ku të shkojmë!” (VIDEO)

Nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Ivan Peshevski në edicionin e lajmeve në TV21 theksoi se nëse propozimi për pagë minimale prej 18 mijë denarëve nuk pranohet të enjten në seancën e qeverisë, do të organizojnë protesta në mbarë vendin.

“Nuk kemi ku të kthehemi mbrapa, kemi aq shumë presion nga populli, anëtarësia, punëtorët sa nuk kemi se nga çfarë të heqim dorë apo të negociojmë për një shumë më të ulët. Ajo që do të shihni nga e enjtja e tutje do të jetë pikërisht kjo – bllokimi i fabrikave, institucioneve, rrugëve etj”, tha Peshevski.