Pesëvjeçares i këputen flokët nga mikseri i ëmbëlsirave, tmerrohet nëna e saj

Një nënë e tmerruar ka folur pasi vajzës së saj pesëvjeçare iu shkulën flokët kur u ngatërruan në mikserin për ëmbëlsira.
Vajza nga Ayrshire në Skoci, kishte një sasi të madhe flokësh të këputura teksa po përgatiste ëmbëlsira me gjyshen e saj, sipas Daily Record.

Ndërsa ajo u përkul për të parë në tasin e përzierjes për të kontrolluar nëse ishte gati, flokët e saj u kapën në mikser dhe u hoqën nga koka e saj në një ‘sekond’.
Gjyshja, e cila ishte me të në atë kohë, e fiku shpejt mikserin, por rreth një e katërta e flokëve të gjata brune të vajzës iu këputën.

“Nëna dhe vajza ime kanë gatuar gjithmonë bashkë dhe ka qenë gjithmonë argëtuese dhe plotësisht e sigurt”, tha nëna e vajzës, e cila tani po paralajmëron prindërit e tjerë për rreziqet.
“Ky ka qenë vetëm një aksident i frikshëm dhe ne nuk mund ta kishim parë të vinte. Ajo ishte e përkulur drejt tasit dhe në pak sekondë iu shkulën flokët. Falë zotit nëna ime arriti të veprojë shpejt dhe të fikë mikserin”.
Vajza thuhet se ishte e mërzitur dhe e tronditur pas incidentit, sipas nënës së saj 42-vjeçare.