Pesë studentëve më të mirë nga fakultetet e mjekësisë do t’u ofrohet menjëherë pas diplomimit punësim në spitalet shtetërore

Arben Taravari:
Pesë studentëve më të mirë nga fakultetet e mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe Shtip do t’u ofrohet menjëherë pas diplomimit punësim në spitalet shtetërore, informoi sot ministri i shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, pas takimit me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup , prof. Dr Svetozar Antoviq.
– Këtë do ta zbatojmë menjëherë, edhe para se të hyjë në ligj. Shpresoj që nga viti i ardhshëm do të mund të punësohen 10 studentët më të mirë, tha ministri.
Në takim u fol për një moratorium të disa specializimeve, dhe prioritet duhet të kenë specializimet e onkologjisë, radiologjisë, patologjisë dhe anesteziologjisë.