Pesë shqiptarë në formacionin e Maqedonisë kundër Kosovës

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Nga minuta e parë, kundër Kosovës për Maqedoninë e Veriut startojnë pesë shqiptarë.
Enis Bardhi, asi i Levantes starton në ofensivë bashkë me Ezgjan Alioskin dhe Arijan Ademin.

Derisa në mbrojtje startojnë dyshja Visar Musliu dhe Egzon Bejtulai – që të dy luajnë për Shkëndijën.
Në anën tjetër, Bernard Challandes ka hedhur në fushë Dresevicin në vend të Amir Rrahmanit, Florent Hadërgjonajn në su*lm në mungesë të Milot Rashicës, po ashtu nga fillimi luan edhe Bersant Celina.

Në su*lm Nuhiu e zëvendëson Muriqin.
Benjamin Kololli, që në ndeshjet e shtatorit u testua si nënsh fallco, në ëktë ndeshje luan në mbrojtje në krahun e majtë.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën e grupeve në Euro 2020, që do të luhet vitin e ardhshëm, i shtyrë shkaku i COVID-19.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.