Pesë persona të veshur me uniforma policie me maska në kokë kanë hyrë në një kafene në Çarshinë e Vjetër të Shkupit i kanë ndarë dy të vrarët dhe i qëlluan në kokë, kanë deklaruar dëshmitarët okularë që janë gjendur në kafenenë “Shisha Bar” kanë thënë për “Makfax” dy persona.
Përveç të vrarëve, ka edhe disa të plagosur. Dy të vrarët ndodheshin në një pjesë të veçantë të kafenesë, pra në pjesën e sipërme të godinës, në një zyrë të veçantë, ku i gjeti grupi i armatosur. Ky informacion jozyrtar për momentin nuk mund të konfirmohet pasi nga MPB thonë se po punohet për ngjarjen dhe do të dalin me detaje më vonë. Pa Censurë