Me datë 30.09.2024, në ora 15:40 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, punonjësit e policisë ba NjP Gallatë, kanë privuar nga liria personat Gj.M.(61), E.M.(30), M.M.(35), Xh.M.(56), N.M.(61), të gjithë nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm të B.I.(41) gjykatës në Gjykatën themelore në Gostivar, se rreth orës 15:00 në fshatin Vrapçisht të Gostivarit kanë penguar zyrtarët e gjykatës gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i kanë sulmuar fizikisht. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ballina Lajmi i Dites Pesë persona nga Vrapçishti i sulmojnë fizikisht gjykatësit e Gjykatës Themelore të...