“Pandemia e coronavirusit ka treguar se investimet në shëndetin publik janë investime në shëndetin dhe të ardhmen e vendit tonë.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të investojë në shëndetin publik për punëtorë të motivuar shëndetësor dhe qytetarë të kënaqur.Pagat e të gjithë punëtorëve shëndetësorë do të rriten për pesë përqind, duke filluar nga ky muaj”, tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.
“Për këtë qëllim në Buxhetin për vitin 2022 janë paraparë 600 milionë denarë.
Për katër vite kemi rritur pagën bazë të mjekëve specialistë me 40 për qind, të infermierëve nga 20 për qind në 23 për qind, të mjekëve të përgjithshëm me 25 për qind dhe të punonjësve të shëndetësisë me 15 për qind”, shtoi ai.