Pesë ministra nga Bullgaria dhe RMV do të marrin pjesë në takimin e punës në Sofje


Tre ministra nga Bullgaria dhe dy nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë sotnë takimin e grupit ndërdikasterial për bashkëpunim në fushat e infrastrukturës, transportit dhe lidhjes, kumtuan nga Ministria për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike e Bullgarisë.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevski, ministrat e Transportit të Bullgarisë – Nikolay Sabev dhe ministri i Maqedonisë së Veriut – Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Energjisë Aleksandar Nikollov.

Në takimin e punës do të marrin pjesë edhe zëvendësministrja rajonale Deljana Ivanova, Razmena Çekiq-Duroviq – sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekspertë nga të dyja vendet.

Pjesëmarrësit diskutojnë tema lidhur me transportin dhe lidhjen e transportit midis dy vendeve, energjinë dhe politikën rajonale.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe Goran Milevski do të marrin pjesë në takimin për Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.