Pesë kosovarë kapen në Maqedoni, gjatë orë policore kanë vozitur në autostradë

Prokuroria e Velesit ka ngritur pa*di deri te Gjykata e këtij qyteti ndaj pesë shtetasve të Kosovës, të cilët ak*uzohen për shkelje të rregullave shëndetësore, ka njoftuar prokuroria.
Më saktësisht, ata aku*zohen për veprën pe*nale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 i Kodit pe*nal.

Të mërkurën (24.3.2021) rreth orës 23 e 40 minuta, pesë kosovarët kanë lëvizur me veturë në autostradën Е-75, me ç’rast tek pikëpagesa rrugore në fshatin Viniçan janë ndalur nga policia.
Pasi janë legjitimuar, ndaj tyre është parashtruar padi pe*nale deri në prokurori. Dë*nimet për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë pandemie, në Maqedoninë e Veriut shkojnë deri në 2.000 euro.