ChatGPT e përfundon bisedën menjëherë sapo të përmendni ndonjë nga këto emra.
Ka emra për të cilët, kur i shkruani në ChatGPT, merrni vetëm një përgjigje që ky chatbot momentalisht nuk mund t’ju japë një përgjigje për ta. ChatGPT e përfundon bisedën menjëherë sapo përmendet ndonjë nga këto emra, dhe kjo është rezultat i një filtri të veçantë që ndalon përgjigjen për përdoruesin.
OpenAI nuk i ka komentuar kurrë publikisht këto raste, por është shumë e mundur që këto janë emra të individëve që kanë paditur kompaninë ose kërkuar që të fshihen përherë nga baza e të dhënave. Këto janë emrat për të cilët ChatGPT e përfundon bisedën (siç janë shkruar në anglisht):
Brian Hood
Jonathan Turley
Jonathan Zittrain
David Faber
Guido Scorza
Kryesisht, bëhet fjalë për individë që kanë paditur ChatGPT për shkak të informacionit të rremë.