Pesë cisterna iraniane provokojnë Shtetet e Bashkuara

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani. Tani një dërgesë e naftës nga Teherani për Caracasin po i rrit tensionet. A do të ndërhyjnë Shtetet e Bashkuara?

Ato quhen “Clavel”, “Forest”, “Faxon”, “Fortune” dhe “Petunia”. Këto nuk janë emra anijesh luksoze të lundrimit, por të pesë cisternave të naftës që aktualisht po shkaktojnë një konfrontim tjetër diplomatik midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Arsyeja: ato janë nisur drejt Venezuelës, e cila ndodhet nën një embargo tregtare të SHBA. Secila prej këtyre pesë anijeve thuhet se ka në bord benzinë në shumën për më se 45 milionë dollarë.

Venezuala vuan nga mungesa e gazit

Cisternat e naftës janë në rrugë që nga java e dytë e majit dhe gjithnjë e më shumë po shkaktojnë nervozizëm në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas. Për shembull, për udhëheqësin e opozitës së Venezuelës Juan Guiadó, të cilin më shumë se pesëdhjetë vende, përfshirë Gjermaninë, e njohin si president në tranzicion. Ai shpjegon se furnizimi me naftë iraniane është i paligjshëm dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të parandalojë mbërritjen e anijeve në Venezuelë.

“Unë e konsideroj gabim të madh të kërkosh nga bashkësia ndërkombëtare që t’i ndalojë këto anije,” i tha DW Benedicte Bull, ekspert për studimet e Amerikës Latine në Universitetin e Oslo-s. “Asambleja Kombëtare nuk ka asnjë autoritet të parandalojë hyrjen e cisternave të naftës.” Për më tepër, kërkesa është mjaft çnjerëzore, sepse popullsia po vuan shumë nga mungesa e gazit në vend.