Përvjetori i Srebrenicës, Kurti: “Serbia nuk ka turp, duhet të përulej por mohon gjen*ocidin”

Serbia e mohon pa turp gje*nocidin në Srebrenicë, vendin ku forcat serbo-boshnjake vranë mbi 8,000 burra dhe djem muslimanë, gjatë lu*ftës së viteve ’90. 11 korriku shënon 27 vjetorin e masakrës më të madhe të pas Lu*ftës së Dytë Botërore në Europë, e polemikat, ende nuk janë fashitur.

Kurti: Dëmi i shkaktuar nga gje*nocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë çdo ditë që gje*nocidi i Srebrenicës mohohet paturpshësisht nga Serbia. Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi. Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e genocidit. Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së genocidit është mohimi.

Autoritetet në Serbi, por edhe udhëheqësit e serbëve të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur genocid dhe masakrën e quajnë një “krim i madh”. Kjo pavarësisht faktit që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur tashmë masakrën si gje*nocid.Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gje*nocidit dhe të krimeve të lu*ftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me bu*rg.

Ngjarja e Srebrenicës ndodhi pesë muaj para përfundimit të lu*ftës në Bosnje, më 1995. Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet bu*rgim për rolet e tyre në masakër. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, është dënuar me bu*rgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladic.

Eshtrat e 50 personave, të identifikuara tani vonë, u vendosën të prehen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera. Gjatë lu*ftës së Kosovës ndërkohë, janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000. Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1,600 persona.