Përveç tekstit, këto janë detajet që zbuluan se kënga e Semit i dedikohet romancës Bora-Donald


Kënga e re e Semit, “Mos u kthe”, me tekst dhe muzikë nga Yll Limani, mund të jetë një dedikim për lidhjen e Bora Zemanit me Donald Veshajn.Semi i këndon një dashurie që ka përfunduar e që ka lënë pas dhimbje, ndërsa ai ka tashmë një tjetër.
“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si s’të erdhi pak gjynah”, dëgjohet në një pjesë të këngës.

“Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd s’do ta përmend, s’do godas aty ku dhemb”, vazhdon teksti i këngës.Nisur nga fakti që historia e Borës dhe Donaldit mori përmasa të mëdha mediatike pas puthjes së famshme, njerëzit mendojnë se “para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me këtë moment. Kënga vërtet mund të jetë një histori e zakonshme ndarjeje, pa qenë dedikim nga askush për asnjë, në këtë rast nga Bora (përmes zërit të Semit) për Donaldin – megjithatë një detaj tjetër shton dyshimet.

Në mur, qëndron një kornizë me një foto që duket e ngjashme me “Puthjen” e famshme të piktorit Gustav Klimt. Ndërkaq tashmë dihet se sa kishte bërë bujë puthja e Donaldit dhe Borës në shtëpinë e Big Brother.
Po ashtu, pjesë e klipit është edhe “Gjini”, një qingj lodër të cilin Semi e kishte marrë me vete në shtëpinë e Big Brother, por kur kishte dalë nga aty ia kishte lënë Donaldit. Pasi Donaldi u lidh me Beatrixën, Semi kishte kërkuar që produksioni t’ia marrë “Gjinin” Donaldit dhe të ia kthejë asaj.

Bora ka shpërndarë këngën e Semit duke shkruar “e adhuroj zërin tënd”. Kënga është vendosur edhe për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe mes tyre nisën aludimet nëse bëhet fjalë për një dedikim.“Nga ajo që perceptova ishte që Semi po tregonte një histori që dinte,” u shpreh Iliri. Edhe Beniada dhe Einxheli dyshuan që lidhej me Donaldin. Donaldi u duk sikur edhe e mendonte edhe nuk e mendonte që mund të ishte dedikim për të.