Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit

Sot është bërë përurimi i shtatores së legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit.
Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës.
Kjo ceremoni është bërë nën organizimin dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.
Shtatorja është vendosur në hyrje të stadiumit i cili gjithashtu mbanë emrin e Fadil Vokrrit.