Peruja shënoi gol në një Kupë Bote për herë të parë pas 36 vitesh.
Kishte 13 153 ditë që peruanët nuk shijonin rrjetën në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit dhe arritën ta bënin këtë gjë më në fund në ndeshjen e fundit të grupit C, atë me Australinë.
Amerikano-jugorët fituan 2-0 me golat e shënuar nga Carrillo (18’) dhe Guerrero (50’).
Peruja në këtë mënyrë largohet nga Rusia, por jo me duart bosh. Futbollisti i fundit peruan që kishte shënuar në një Botëror ka qenë Guillermo La Rosa, i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj Polonisë, në Botërorin “Spanjë 1982”.
Atë ndeshje polakët e fituan me rezultatin 5-1.